Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje në Parlamentin holandez për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj presidenti rus, Vladimir Putin, duke theksuar se në Moskë ‘nuk numërojnë të vdekurit, por çdo dollar dhe euro që humbasin’.
Zelensky theksoi se vetëm ndëshkimi i pashmangshëm i agresorit mund të sjellë llogaridhënie dhe t’i detyrojë autoritetet ruse të respektojnë sundimin e ligjit.
Më tej ai nënvizoi se përpjekjet e Ukrainës dhe partnerëve të saj nuk kufizohen vetëm te ndalimi i gjakderdhjes, por synojnë edhe krijimin e kushteve të reja të sigurisë për të parandaluar një luftë të re.
Ndër të tjera presidenti ukrainas u fokusua te asetet ruse të ngrira në Evropë, duke kërkuar që ato fonde të përdoren për mbrojtjen kundër agresionit rus. “Agresori duhet të paguajë. Kjo është një çështje e drejtësisë që Rusia duhet ta ndjejë realisht”, tha Zelensky.
Top Channel