Vajzat binjake të Diddy-t kujtojnë nënën e tyre: Ti je gjithmonë me ne

16/12/2025 20:01

Vajzat binjake të Diddy -t e kujtuan nënën e tyre, e cila ka ndërruar jetë, në ditëlindjen e saj.

Ato nderuan kujtimin e saj me një postim të përbashkët, duke publikuar një foto nga fëmijëria e tyre pranë saj.
Kim Porter, do ta kishte festuar ditëlindjen më 15 dhjetor, por në nëntor 2018 ajo ndërroi jetë në moshën 47 vjeç nga pneumonia. Jessie dhe D’Lila i uruan asaj gjithë të mirat, duke shkruar në postimin e tyre se janë të sigurta se “ajo është gjithmonë pranë tyre”.

“Gëzuar ditëlindjen mami. Të duam shumë. Na mungon shumë dhe e dimë që je gjithmonë pranë nesh”, shkruanin ato në mbishkrim, dhe në foton që ngarkuan, të dyja kanë veshur të njëjtin fustan me vija, ndërsa nëna e tyre qëndronte mes tyre.

Shihni postimin

Kim Porter ishte në një lidhje me Diddy-n nga viti 1994 deri në vitin 2007 dhe me të, përveç vajzave të tyre binjake, ajo pati edhe një djalë, i cili tani është 26 vjeç dhe quhet Christian. Përpara lidhjes së saj me Diddy-n, ajo ishte e martuar me këngëtarin Al.B Sure! me të cilin pati edhe një fëmijë, Quincy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB