Zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit, Altin Dumani kërkon heqjen e imunitetit për arrestimin e Ballukut 3 ditë para se t’i mbarojë mandati në krye të SPAK

16/12/2025 19:25

Zbardhet shkresa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun.

Në shkresën zyrtare të siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, SPAK i kërkon Kuvendit që t’i japin autorizim për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku.

Kjo kërkesa mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin më 19 dhjetor 2025, ndërsa shkresa është bërë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Ballukun, të Premten.

“Nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet më tej në shkresën e botuar me urgjencë.

“Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, mbyllet shkresa zyrtare e SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB