Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit.
Gjatë takimit të sotëm me demokratët në Elbasan, ai u shpreh se protesta duhet të jetë një formë zgjimi për shoqërinë dhe mesazh për qeverinë.
“Në datë 22 dhjetor e gjithë energjia e kësaj salle duhet të përplaset përpara mureve të Kryeministrisë. Pavarësisht rrënimit moral dhe etik të qeverisë ajo rri në pushtet sepse ne nuk kemi fuqi ta rrëzojmë. Miq, Trump shpalli datën 2 dhe 8 dhjetor javën antikomunizëm, ndërkohë në Shqipëri nuk kemi një datë për të kujtuar viktimat e komunizmit, për pronat e grabitura, shqiptarët që janë detyruar të largohen nga vend.
Një shoqëri që nuk përballet me të shkuarën, sjell të njëjtat emra. Mentaliteti që sheh qytetarin si subjekt dhe jo sovran. Protesta duhet të jetë një zgjim, një mesazh për një qeveri që nuk e sheh dhe mbron pronën, familjen, nuk e mbron lirinë individuale”, u shpreh Salianji.
Top Channel