Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është shënuar zyrtarisht nisja e projektit ndërkombëtar ADRISMART, një iniciativë ndërkufitare e Bashkimit Europian që synon mbrojtjen e biodiversitetit detar në Detin Adriatik përmes marikulturës inovative dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.
“Ky projekt është një shembull konkret se si universitetet, institucionet kërkimore, autoritetet publike dhe aktorët e interesit mund të bashkëpunojnë për të adresuar sfida të përbashkëta, si mbishfrytëzimi i rezervave të peshkut, duke i shndërruar ato përmes përdorimit të mjeteve të Inteligjencës Artificiale”, u shpreh rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Tonin Gjuraj.
“Janë krijuar dy site pilot identikë në Itali dhe Shqipëri me sensorë dhe sistem monitorimi në kohë reale, që mbledh dhe harmonizon të dhëna mjedisore dhe për mirëqenien e peshqve, të cilat do të përdoren për modele parashikuese me inteligjencë artificiale për të optimizuar praktikat prodhuese dhe për të ulur presionin mbi popullatat natyrore të peshkut”, tha pedagogia në Universitetin e Barit, Elisabetta Bonerba.
Për drejtuesit e zonave të mbrojtura, sfida mbetet mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës duke sjelle shembullin e Lumit të Shalës.
Projekti ne fjale bashkon partnerë nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, me qëllim adresimin e sfidave serioze me të cilat po përballen ekosistemet detare të Adriatikut, si peshkimi i tepërt, ndotja dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Top Channel