Për të dytin vit rradhazi, më i miri i Kombëtares, kapitenit Gjimshiti: Ky nuk është vlerësim vetëm për mua, por i të gjithë djemve…

16/12/2025 11:57

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Në përfundim të ceremonisë, Gjimshiti nuk mund ‘ti shpëtonte pyetjes rreth ndeshjes së parë të play-off-it ndaj Polonisë. “Si fillim ndihem shumë i nderuar për vlerësimin që mora, por ky nuk është vetëm i imi është i të gjithë shokëve të ekipit. Sa I përket Polonisë, ata janë një skuadër me më shum epskeriencë se ne, por mendoj se shanset janë 50-50 sa i përket kualifikimit kështu që ne do të bëjmë maksimumin dhe shpresoj dhe uroj që të gjithë djemt të jenë gati për ndeshjet e marsit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB