“Fan Club Big Brother VIP”, zbulohet moderatorja dhe dy opinionistët e këtij edicioni
Analisti Arjan Curri ka komentuar kërkesën e SPAK dërguar Kuvendit, që konsiston në heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, që më pas t’i hapet rruga për arrestim, duke e cilësuar vendimin si tërësisht politik.
Curri u shpreh se kryeministri Rama ka ngelu i vetëm në qeverisje dhe sipas tij, ai mund të bëjë edhe një reformim të qeverisë pas janarit.
“SPAK ka edhe politikën penale, nuk e nxjerrim dot nga politika SPAK-un. Në rastin e Belindës SPAK u tregua politik. Kjo ndodh kudo. Politika do vazhdojë sepse SPAK ka instrumentet e tij dhe qeveria të saj. SPAK ja dha kohën ballukut por ajo nuk u tërhoq. Ideja është që kryeministri nuk e dinte që mbas asaj fitores me GJK, nuk e dinte që do i vinte kjo. E dinte.
Unë besoj qe do ti futemi një spiraleje lufteje se kush do dorëzohet i pari. SPAK do të vazhdojë ta ndajë ata telefonin në shumë nënçështje dhe për çdo çështje Prençi mund të kërkojë shumë masa. Mund të kërkoje edhe masë pezullimi Prençi p.sh. për Lotin3. Rëndësi ka që Prençi do e çojë 20 herë në Gjykatë. Çfarë do bëjë Rama. Si del Rama. Del keq nëse do e bëjë mbrojtjen e Ballukut. Del me keq akoma po ta mbrojë. Rama ka ngelu i vetëm tani pa pasur asnjë person më të cilin mund ta qeveris. Në janar mund të bëj një rifreskim të qeverisë’, u shpreh Curri.
Top Channel