Tërheqja e Kushner nga projekti/ “Fitoi Shqipëria”, Vuçiç: Humbëm 750 mln euro investime Ka filluar në Athine takimi mes ministres së Jashtme shqiptare Elisa Spiropali dhe homologut të saj grek Jorgos Gjerapetritis.
Gjerapetritis e priti homologen shqiptare në hyrje të ministrisë dhe në vazhdim bisedimet nisën fillimisht me një bisedë kokë më kokë në zyrën e titullarit grek dhe në vazhdim do të jetë takimi mes dy përfaqësive ku pritet të bisedohen gjithë çështjet dypalëshe.
Top Channel mëson se pala shqiptare është e fokusuar në temat e integrimit europian të Shqipërisë dhe problemet që preokupojnë komunitetin shqiptar që jeton në Greqi siç është çështja e pensioneve dhe lehtësimi i procedurave së pajisjes së tyre me dokumentacionet greke.
Jashtë bisedimeve nuk do të mbeten as çështja e ligjit të luftës dhe çështja e detit, por për momentin palët nuk kanë preferuar të japin detaje lidhur me atë se çfarë konkretisht do të flasin brenda takimit.
Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe mëson se pala greke ka në axhendën e saj si temë primare çështjet dhe të drejtat e kartave të minoriteti etnik grek që jeton në Shqipëri dhe pa dyshim rifillimi i bisedimeve për dërgimin e çështjes së detit në gjykatën e Hagës.
Top Channel