SPAK kërkon arrestimin e zv. kryeministres, Bardhi: Republika e Korrupsionit po mbytet Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale pa praninë e deputetëve të opozitës çeli diskutimet për disa ndryshime të dy ligjeve të reformës në drejtësi.
Synohet korrigjimi problematikave të evidentuara nga organet e drejtësisë dhe konsolidim i kësaj reforme.
Ndryshimet ligjore parashikojnë që studentët e magjistraturës të kalojnë në veting, përmes elementëve të thelluar të investigimi pasuror.
Po ashtu një tjetër ndryshim lidhet me vendimet e KLP dhe KLGj, të jenë të anonimizuara por të jenë të qarta si për median dhe për publikun. Ky komisionin u njoh me një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve.
“Back Log emergjente. Unioni i Gjyqtarëve propozon shtyrjen e moshës së pensionit për gjyqtarët”, u shpreh Olsi Komici.
“Gjë e mirëpritur për tu diskutuar”, tha kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj.
Ndryshimet ligjore të prezantuara këtë të Martë përfshinë edhe forcimin e mekanizmave llogaridhënës, të meritokracisë dhe transparencës për stafin akademik të Shkollës së Magjistraturës.
Përfshi edhe përmirësimin e sistemit të konkurrimit dhe formimit fillestar për këshilltarët dhe ndihmësit ligjor në gjykata dhe prokurori.
Top Channel