Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës Një personazh i njohur në rrjetin social “Tik-Tok”, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe edhe si ‘GUCCI’, mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë vendore, autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.
Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë Shqipërisë. Ai ka vuajtur dënim me burg në Angli dhe është rikthyer në Shqipëri disa muaj më parë.
Pas kthimit, ai u bë mjaft aktiv në platformën Tik-Tok, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje virtuale me figura të tjera të njohura të rrjetit, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si “Fire”.
Ndërkohë, Policia nuk ka dalë ende me njoftim mbi ngjarjen.
Top Channel