Emrat/ Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq katër persona
Dy raste të lojërave të paligjshme janë zbuluar në kryeqytet, teksa në pranga u vunë pesë persona.
Policia ka zbuluar dy lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në pranga u vunë 3 persona, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale.
Nën hetim janë 2 persona që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive, njëri prej tyre, i mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive, me celularë.
Për këtë veprimtari u arrestuan pronari dhe punonjësi në lokalin në rrugën “Niko Avrami”, shtetasit B. H., 41 vjeç dhe R. K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit në rrugën “Faik Kulla”, shtetasi E. G., 26 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokaleve, konkretisht për një 17-vjeçar dhe për shtetasin M. L., 21 vjeç. Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel