Vrasja e çiftit tw Hollywood-it, vajza e Rob Reiner: Jam e shokuar! Familja ime…
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës kombëtare për të Drejtën e Informimit, deklaroi se do të dekriminalizojnë shpifjen për gazetarët.
Ai shtoi se nuk ka pasur ndër vite asnjë padi për gazetarët.
“Dua të them që ne ndërkohë kemi marrë një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh, që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, i kemi ndaluar prej vitesh.
Kjo nuk shënohet tek arsyet për tu ndjerë të lirë dhe me krahë në punë e gotës gjysmë bosh. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër që shkon tek relaksimi i situatës së gazetarëve në tërësi. Shpresoj që i adresova disa gjëra ka edhe të tjera për të diskutuar. Ne nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet por ne mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin ta materializojmë me progres”.
Top Channel