Trump sulmon regjisorin që u gjet i vdekur bashkë me gruan në banesën e tij: Ngjarje e trishtueshme, por Rob kishte Sindromën e Çrregullimit të Trump

15/12/2025 19:16

Presidenti Donald Trump ka sulmuar regjisorin hollivudian Rob Reiner, pak orë pasi ai dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në jug të Kalifornisë, ndërsa policia ende po heton rrethanat e ngjarjes.

Në një postim në platformën “Truth Social”, presidenti amerikan e përshkroi Reinerin si “të torturuar”, duke ia atribuar vdekjen e tij “tërbimit që ai shkaktoi te të tjerët” për shkak të, siç e përshkroi ai, “sëmundjen së tij të pamëshirshme dhe të pashërueshme, një sëmundje që shkatërron mendjen, e njohur si Sindroma e Çrregullimit të Trump, ndonjëherë e referuar si TDS”, shkroi ai.

Ai pretendoi se Reiner i kishte “çmendur njerëzit” me “fiksimin” e tij ndaj tij dhe shtoi se kjo kulmoi pasi “administrata Trump tejkaloi të gjitha qëllimet dhe pritshmëritë e madhështisë”.

Postimi i Trump:

“Një ngjarje shumë e trishtueshme ndodhi mbrëmë në Hollywood. Rob Reiner, një regjisor dhe aktor komik i torturuar, por dikur shumë i talentuar, ndërroi jetë, së bashku me gruan e tij, Michelle, thuhet se për shkak të tërbimit që u shkaktoi të tjerëve përmes sëmundjes së tij të pamasë dhe të pashërueshme, një sëmundje që shkatërronte mendjen, e quajtur ndonjëherë Trump Disorder Syndrome, e njohur ndryshe si TDS. Ai njihej si dikush që çmendte njerëzit obsesioni me Presidentin Donald Trump, paranoja e tij e dukshme që arrin majat e reja, ndërsa administrata Trump i permbushi të gjitha synimet dhe pritshmëritë e madhështisë dhe me Epokën e Artë të Amerikës në horizontsi kurrë më parë, shpresoj që Rob dhe Michelle të pushojnë në paqe!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB