Përfshihet nga flakët një apartament në Gjirokastër
15/12/2025 19:53
Merr flake një apartament ne lagjen Granicë, Gjirokastër.
Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati 5-katësh.
Menjëherë u ndërhy për izolimin e zjarrit flakët e të cilit më pas u vunë nën kontroll, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo. Si pasojë e zjarrit pati dëme në orendi shtëpiake.
Top Channel