Pas polemikave, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar rezidencën luksoze në Beograd
Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë blu.
Në diskutimet që u zhvilluan në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, një ndër vendimet e marra ishte për të çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, në mënyrë që ky post t’i hiqet këtij të fundit.
Një tjetër diskutim në tryezën e demokratëve ishte në lidhje me qëndrimet që PD duhet të mbajë në ‘luftën’ ndaj qeverisë. Si hap të fundit, disa deputetë propozuan edhe grevën e urisë në Parlament.
Ndërkohë u diskutua edhe për komisionet parlamentare, ku ditën e nesërme u tha se nuk do të merret pjesë, pasi demokratët duhet të jenë në terren për të mobilizuar qytetarët për protestën kombëtare të 22 dhjetorit.
Top Channel