Neymar tërhoqi vëmendjen me një kostum rozë dhe të bardhë, përfshirë një pallto prej 4,300 stërlinash, ndërsa po kalonte pushimet në New York të shtunën.

Superylli 33-vjeçar doli në Times Square me të dashurën e tij modele Bruna Biancardi dhe, në një përpjekje për të mos u njohur nga publiku, vendosi një maskë në fytyrë. Por, pavarësisht mijëra njerëzve që endeshin përreth Mollës së Madhe nuk arritën ta vënë re se kush fshihej pas maskimit, ishte veshja e Neymarit ajo që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve.

Sulmuesi i Santos veshi një pallto ekstravagante rozë dhe të bardhë Louis Vuitton që mendohet se kushton rreth 4,500 stërlina, ndërsa pozoi për foto tërheqëse me partneren e tij. Në njërën prej tyre, çifti shijoi festimet duke dëgjuar disa këngë të Krishtëlindjeve ndërsa udhëtonin nëpër Times Square. Udhëtimi i Neymarit në Shtetet e Bashkuara vjen ndërsa ai përgatitet t’i nënshtrohet një operacioni në gju në një përpjekje për të shpëtuar shpresat e tij për t’u thirrur në skuadrën e Carlo Ancelottit për Kupën e Botës verën e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së është përballur me lëndime vitet e fundit, duke humbur një numër të jashtëzakonshëm prej 89 ndeshjesh që nga transferimi i tij te Al-Hilah në vitin 2023. Kthimi i tij përrallor te Santos është penguar gjithashtu nga problemet fizike, me veteranin që mungoi një pjesë të madhe të këtij sezoni ndërsa klubi luftoi për mbijetesë për ti shpëtuar rënies nga kategoria.

Por ylli në fund u përmirësua kur kishte nevojë më tepër skuadra, duke i kthyer vitet prapa me një tregolësh në ditën e parafundit të sezonit kundër Juventude për të ndihmuar ekipin që mos të binte në një kategori më poshtë. Duke folur më pas, Neymar pranoi se po luante edhe pse ndihej keq pas dëmtimit të gjurit.

«Erdha për këtë», tha ai. «Për të ndihmuar në mënyrën më të mirë që mundem skuadrën. Këto kanë qenë javë të vështira për mua. I falënderoj ata që ishin me mua për të më ngritur në këmbë. Po të mos ishin ata, nuk do t’i kisha luajtur këto ndeshje për shkak të këtij problemi me gjurin.”

Gjithësesi sulmuesi do të vizitojë ‘mjekun e mrekullive’ Eduardo Santos para Krishtlindjeve për të përshpejtuar rikuperimin e tij përpara Kupës së Botës. Doktori është i njohur për ndihmën që u jep futbollistëve për t’u rikuperuar nga lëndime të rënda dhe më parë ka trajtuar lojtarë si Philippe Coutinho dhe Matheus Cunha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta