Ligji për “spiunët” në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision: Ti i bie bilbilit kot

15/12/2025 13:18

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, të ndryshuar”, nismë e deputetit Erion Malaj, kryetari i komisionit Ulsi Manja është përfshirë në një debat me anëtarin Tedi Blushi.

Ulsi Manja: Projektligji ose siç njihet ndryshe projektligji bilbil-fryrësve. Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, nismë e deputetit Erjon Malaj.

Flet pa mikrofon Tedi Blushi

Ulsi Manja: Duro mor burrë, duro. Se do të të bie radha për të folur dhe do ti konsumosh kot.

Flet pa mikrofon Tedi Blushi

Ulsi Manja: I kemi bashkuar nismat, ky quhet në gjuhën tjetër, quhet ligji i bilbil-fryrësve zoti Blushi, por duke qenë se në variantin ekzistues nuk i kanë rënë shumë njerëz bilbilit me ligjin e vjetër, kemi sjellë ligjin e ri që t’i bien më shumë njerëz bilbilit për të luftuar korrupsionin në administratën publike.

Tedi Blushi: Nuk i dëgjoni kur i biem bilbilit.

Ulsi Manja: Ça t’i dëgjojmë se ti ke gjithë ditën që i bie bilbilit kot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB