Pas polemikave, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar rezidencën luksoze në Beograd
Drejtori i zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela ka komentuar në një postim në rrjetin e tij social, deklaratën e bërë nga partia ‘Shqipëria Bëhet’ se një prej mbështetësve të tij në protestën para Kryeministrisë ishte dhunuar nga policia dhe se kishte thyer këmbën.
Lela shkruan se paraditen e sotme i kishte kërkuar kreut të kësaj partie, Adriatik Lapajt që ta telefononte, për t’i thënë, me mesazh nga Berisha, se nëse kishte dëshirë mund të rrinte para kryeministrisë dhe t’i bashkohej ‘Foltores’.
Por sipas tij Lapaj nuk e kishte kontaktuar, dhe për Lelën, kjo është bërë me qëllim prej tij, duke shtuar: Që të ndërtosh skenarë me dhune të porositur nga opozita kryesore, është lojë bërrylash për protagonizëm, jo opozitarizëm. Gjithashtu, gjë e pashije…
“Adriatik Lapajt i kam shkruar sot paradite ‘të më telefonojë kur të ketë mundësi’. T’ua tregojë mesazhet mbështetësve të tij, para se t’i ndërsejë për t’ia faturuar Berishës dhe PD dhunën e Policisë.
I shkrova, jo për mall, por se kisha porosi nga Sali Berisha që, po të donte, e kishte derën hapur të fliste në Foltoren tonë.
Nuk më mori dhe as më shkroi. Tani me duket se e kuptoj psenë. Kërkon një akt martirizimi dhe heroizimi. Me kete rast sakaton edhe të vërtetën. I lutem të mos bëhet si ‘vëllami politik’ i 11 majit, Enxiu Shabani”, shkruan Lela.
“Sidoqoftë, më vjen keq për forcën policore të përdorur në dy raste ndaj mbështetësve të tij. Është qesharake të mos lejosh protesta para një institucioni, kur para Shtëpisë së Bardhë ka, çdo ditë të Zotit, disa protesta, ndonjëra edhe e përhershme. Askush nuk i shtyn dhe as pengon.
Që të ndërtosh skenarë me dhune të porositur nga opozita kryesore, është lojë bërrylash për protagonizëm, jo opozitarizëm. Gjithashtu, gjë e pashije…”, shprehet ai.
Top Channel