E trishtë, mbrojtësi Italian njofton humbjen e foshnjes…ndërkohë që bashkëshortja ishte 5 muajshe shtatzënë
Superkupa e Italisë do të zhvillohet pas pak ditësh në Riad të Arabisë Saudite, edicioni i 38-të i këtij trofeu.
Ashtu siç u organizua edhe vitin e kaluar, katër ekipe do të luajnë dy gjysmëfinale (18 dhe 19 dhjetor), ndërsa fituesja do të vendoset nga finalja e 22 dhjetorit. Të gjithë takimet do të luhen në orën 20:00.
Të parat që do të zbresin në fushë do të jenë Napoli dhe Milani, ndërsa të nesërmen do të luhet takimi mes Bolonjës dhe Interit.
Napoli – Fitues i Serisë A
Bolonja – Fitues i Kupës së Italisë
Interi – I dyti i Serie A
Milani – Finalist i Kupës së Italisë
Vitin e kaluar Arabia Saudite kishte caktuar për katër klubet që morë pjesë rreth 22.5 milionë euro ndërsa vjet Milani përfitoi 9.5 milionë euro si fitues i trofeut. Kjo shifër shkoi në 11 milionë euro, pasi klubi pranoi që të zhvillonte një miqësore me një klub vendas. Interi si finalist përfitoi 6.7 milionë euro ndërkohë Juventus përfitoi 2,4 milionë euro dhe Atalanta 2,4 milionë euro.
Top Channel