Nga padia në Kushtetuese kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, ja çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD Edhe në vizitën e radhës të detyruar me vendim gjykate ish kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu kritikat jo vetën ndaj Edi Ramës, gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve antikorrupsion por si përherë edhe ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.
Në repertorin e Berishës nuk mungoi leximi i letrës qe la për Dumanin duke i shkruar se një ditë drejtësia do ta thotë falën e saj.
“Altin Dumani do mbahet mend si armik i egër i pluralizmit politik, si njeriu që arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, pa asnjë fakt penal, si persona nën hetim, paradhënie për partinë e tij, edhe pa thirr ndonjëherë në pyetje. A ka bilanc më të zi se ky që shkel kushtetutën, themelin e Kushtetutës, si mercenar për llogari të armës. Ka fshehur dosje, ka mbyllur dosje të Olsi Ramës, Linda Ramës, Edi Ramës, që janë nga më të rëndat. Ka mbajtur në xhep për një muaj mandat arrestin e Elvis Doçit, duke u bëtë Poja i SKAP-it. U bë zëdhënës i Ramës
Berisha ironizoi edhe kryeministrin mbi vizitën e BKH.
Por ish-kryeministri e tha një fjalë të mirë dhe ajo ishte zgjedhja e kryeprokurorit të ri Klodian Braho dhe nevoja për praninë e ndërkombëtarëve. Më pas qëndrimet e ish funksionarit nën akuzë nga SPAK hedhin dyshime për prokurorë të caktuar dhe jo për të gjithë trupën e prokurorëve
Top Channel