Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur, nis hetimi për vrasje (Detajet) 15/12 08:13
Të paktën 16 të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kolumbi, pranë komunës së Segovias, në verilindje të vendit, në një rrugë që lidh Medellín-in me bregdetin.
Sipas mediave një autobus që transportonte rreth 40 studentë, të moshës 16 deri në 18 vjeç, doli nga rruga për arsye ende të panjohura dhe u rrëzua në një shkëmb disa dhjetëra metra të lartë.
Bilanci i viktimave u konfirmua nga guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón. Ndërkohë, 19 të rinj u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në dy spitale në qytetet e afërta të Segovias dhe Remedios.
Top Channel