“Na bëri të gjithëve krenar”/ Flet familja e heroit që i mori armën njërit prej sulmuesve në Australi

15/12/2025 14:19

Australia është tronditur nga një sulm i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babë e bir hapën zjarr gjatë një feste duke lënë 16 viktima.

Familjarët e Ahmed al Ahmed, heroit që i mori armën njërit nga sulmuesit, thanë për BBC se ai  veproi pa hezituar për të shpëtuar jetët e të tjerëve.

“Nuk mendoi dy herë kur pa njerëzit që po sulmoheshin. Ahmed u shty nga ndërgjegjja dhe humanizmi kur iu afrua dhe mori armën nga duart sulmuesit,” tha ai.

Sipas tij, djali i tij kishte qenë aty rastësisht, teksa po shkonte për një kafe me një mik.

“Pa viktimat, gjakun, gratë dhe fëmijët të shtrirë në rrugë dhe pastaj veproi,” shtoi babai i Ahmedit.

Ai tha se djali i tij ishte qëlluar gjatë sulmit dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, duke pritur trajtim të mëtejshëm për plagët që mori në shpatull dhe në dorë.

Nga Siria, vendi i lindjes së Ahmedit, xhaxhai i tij, Mohamed Ahmed al Ahmed, tha se familja ndjen krenari të jashtëzakonshme për veprimin heroik të Ahmedit.

“Na bëri të gjithëve krenarë,” deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB