Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën
Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, ku u vranë të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Australi ndërsa i shpreh ngushëllim familjarëve të viktimave.
Presidenti ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.
“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan presidenti Begaj në X.
I strongly condemn the terrorist attack in Bondi Beach, Australia.
My condolences to the families of the innocent victims, and a swift recovery to the injured.
Albania stands in full solidarity with Australia against terrorism and hatred.@AlboMP
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 14, 2025
Top Channel