Bomba italiane dhe prezantuesja më tërheqëse e sportit në Evropë, Diletta Leota, është përsëri në një gjendje tjetër…!

Leota postoi një foto në Instagram që i turbulloi rrjetin brenda natës, një foto delikate, por e fuqishme, në të cilën gazetarja, vajza e saj dhe bashkëshorti i saj, portieri gjerman Loris Karius mbajnë me krenari duart mbi barkun e saj shtatzënë.

Komentet dhe urimet po vërshojnë nga të gjitha anët, dhe shumë pohojnë se Dileta duket se është “më e lumtur se kurrë” dhe se shtatzënia vetëm sa e thekson më tej bukurinë e saj joshëse dhe të dallueshme.

Numri i pëlqimeve po rritet me një shpejtësi të pabesueshme, dhe Leota dëshmon edhe një herë se është mbretëresha absolute e rrjeteve sociale, çdo gjë që poston bëhet hit.

Historia e dashurisë së Diletës dhe Lorisit mbushi faqet e para të revistave dhe gazetave që nga fillimi. Çifti e mbajti private dasmën, larg syrit të publikut, por kjo nuk është arsyeja pse ta fshehin edhe gëzimin e tyre më të madh, lindjen e vajzës së tyre Iris.

Leota u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2023 dhe më pas foli hapur për sa shumë ia ndryshoi jetën amësia. Ajo shpesh theksonte se Loris është një mbështetje e madhe për të, si dhe se e ka gjetur plotësisht veten në rolin e saj të ri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta