Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

14/12/2025 14:38

Policia e Sussex ka publikuar në Facebook foton e një të riu shqiptar i cili është shpallur në kërkim, pasi duhet të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin për akuza e trafikimit të lëndëve narkotikë.

“A mund të na ndihmoni të gjejmë Blerim Kordhakun, i cili kërkohet për rikthim në burg. Ai po vuante dënimin për drogë. Blerimi është 25 vjeç, ai njihet gjithashtu se frekuenton zonën e Brighton. Nëse e shihni ose keni ndonjë informacion për të ndihmuar policinë në gjetjen e tij, telefononi 999”, është ky njoftimi i policisë së Sussex, bashkangjitur fotos së shqiptarit të shpallur në kërkim.

Por ajo që bie në sy në këtë postim, janë komentet e shumta nga shqiptarët, të cilët nuk i kanë kursyer ironitë dhe batuta me policinë.

Dikush shkruan se i riu ka ikur në Shqipëri dhe po feston me familjen festat e fundvitit, dikush tjetër shkruan ‘lëreni rehat, qartësisht ai nuk do të kthehet aty më’, një tjetër komenton: Ndoshta në Bathore City, me do kusho…

Disa të tjerë ‘shpërqendrojnë’ policinë duke i thënë se e kanë parë në Kinë, në Spanjë…

“Po lëreni rehat të kthehet në shtëpi, ai si ka bërë keq kujt, kapni kriminelët e tjerë”, shkruan një komentues.

“Jo s’mundem”, shkruan një tjetër shqiptar duke ‘iu përgjigjur’ pyetjes së policisë.

“Po fshihet, po nesër do jetë në Big Brother Vip”, është një tjetër koment.

“Lereni të bëjë punën e tij, është profesionist”, shkruan me humor dikush tjetër.

“Patjetër, ja sapo të mbaroj darkën dhe do iki ta kërkoj”, komenton një tjetër shqiptar në postimin e policisë.

“Malet me Blerim mbuluar o sa bukuri”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër ia kthe: Buum.

Nuk dihet nëse ky postim i ka ardhur në ndihmë policisë për të grumbulluar informacione për lokalizimin e të riut, por ajo që kuptohet është se shqiptarët kanë tërhequr vëmendjen në komente, duke u bërë ‘viralë’.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta