Pas mbledhjes me tensione në selinë blu, Noka ironizon Salianjin: E nisi si “shpëtimtar“ i PD-së, u katandis te kërkesa për karrige

14/12/2025 12:57

Një ditë pas mbledhjes së gjatë në selinë blu, e cila u shoqërua me debate të forta, sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka reaguar sot në Facebook.

“E nisi me bujë si “shpëtimtar” i PD-së, por pa u  bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige”, shkruan Noka në një postim në Favebook, duke iu referuar Ervin Salinjit, i cili një ditë më parë i kërkoi që të japë dorëheqjen.

Gjithçka nisi pas largimit të mediave, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi Salianjin se me lëvizjen që sapo ka nisur, po i shërben Edi Ramës.

Me lëvizjen tënde po i shërben socialistëve”, iu drejtua Noka ish deputetit demokrat, teksa mori edhe mbështetjen e kryetarit të PD-së.

Me ata që po bën ti foltore, ata kanë punuar për PS-në në zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Berisha.

Si përgjigje, Salianji akuzoi numrin dy të demokratëve se ka shkatërruar strukturat e PD-së dhe duhet të marrë përgjegjësi e të japë dorëheqjen.

Jep dorëheqjen Flamur, e pafalshme gabimi me Avokatin e Popullit dhe shkatërrimi i partisë, dil tako demokratët nëse i takon dot”, mësohet të këtë thënë Salianji.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrezuar Ramën, e paskeni me ne”, vijoi më tej ish-deputeti demokrat.

Burimet bëjnë të ditur se përgjigja për Salianjin ka qenë për ta bërë analizën brenda strukturave të partisë dhe “të mos dalë anash”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku nuk kanë munguar as tonet e larta, Noka është mbështetur edhe nga dy deputetët Elda Hoti dhe Blendi Himçi, të cilët i kanë kujtuar Salianjit se u ka kërkuar që të mbështesin me firma Endrit Shabanin.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta