“Pas asaj ngjarje njerëzit më shohin ndryshe”/ U hoq si mbesa e Kryeministrit dhe iu hapën rrugët në Ministrinë e Arsimit, Hoxhalli: Duhet të kalosh peripeci që…

14/12/2025 20:40

Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e bursave në shkollat shqiptare, por edhe për mënyrën se si institucionet shtetërore u mashtruan përmes një identiteti të rremë vetëm se menduan se po punonin me mbesën e kryeministrit.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, me gazetaren Kristi Gongo, i riu që ka kaluar përmes një procesi të rrallë psikologjik dhe social, Ermesi ka treguar më shumë për jetën e tij si një student në Universitetin e Arteve dhe pasionit të tij për letërsinë.

Ti je një personazh i ndryshëm në kohë të ndryshme?

Ermes Hoxhalli: Unë jam në fillimet e mia në Universitetin e Arteve, por duke vëzhguar persona në rrugë apo kudo mundohesh të marrësh pak nga pak nga çfarë të bën përshtypje për ti rikrijuar.

Lënda që ke qenë më shumë i lidhur?

Ermes Hoxhalli: Letërsia. Lexoja jashtëzakonisht shumë. Gjimnazi ka qenë një ‘boom’ i madh për mua.

Gjimnazin po në Devoll e ke kryer?

Ermes Hoxhalli: Po në qytetin e Bilishtit. Jam mbushur shumë nga letërsia, jam inspiruar të shkruaja..

Kjo të izolonte nga bota e vërtetë, jashtë librave?

Ermes Hoxhalli: Vetë librat ishin deri diku për mua vetë bota, ishin realitete të marra dhe të shkëputura të ndërtuara me narrativën e një autori, shkrimtari por që pasqyronin fenomene shoqërore.

A je ti Ermes person që ndjek rrjedhën apo merr vetë vendime?

Ermes Hoxhalli: Marr vetë vendime. Shumica në Shqipëri, i referohem brezit tim, ndjekin turmën dhe janë pjesë e turmës.

Si e vlerëson aftësinë tënde për të marr vendime?

Ermes Hoxhalli: Duhet të kalosh shumë peripeci, që të kesh një gjykim të pastër… kështu që jam ende në procesim.

Kush ka qënë udhëzuesi në jetën tënde?

Ermes Hoxhalli: Shkrimtarët më të mirë. E dashuroj për atë  çka shkruar George Orëell, që sigurisht si ai dua të jem e pa diskutim edhe si Fyodor Dostoevsky.

Çfarë kishe qejf tjetër veçse të lexoje? Si e kaloje kohën? Sa qëndroje në internet?

Ermes Hoxhalli: Në këtë botën virtuale, lundroja herë pas here… por gjithmonë kam qenë i zënë sepse drejtoja disa projekte, edhe me pjesën e shkollës e gjithmonë dua të shkëlqej të jem më i miri.

A mendon se më shumë njerëzit mësojnë nga dështimet apo nga sukseset?

Ermes Hoxhalli: Nga dështimet, sepse kur ti ke sukses je në të vetëndjerin e suksesit, edhe sytë e ty mbyllen aq shumë sa nuk sheh kush të duartroket edhe kush jo. Bëhesh arrogant, egoist.

Si mendon se të shohin të tjerët ty Ermes, edhe sa ndikon kjo në mënyrën sesi ti e sheh veten?

Ermes Hoxhalli: Si më shihnin para diçkaje, apo pas?

Në të dyja fazat e jetës tënde.

Ermes Hoxhalli: Para besoj se nuk më shihnin fare se nuk e dinin kush isha, edhe pas patjetër që ka ndryshim…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta