64-vjeçari ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet administratori i firmës në Tiranë
14/12/2025 19:51
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në zonën e Paskuqanit, ku një punëtor hidraulik, shtetasi H. P., 64 vjeç, humbi jetën pas rënies nga lartësia gjatë punës.
Në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, i cili mbahet përgjegjës për kushtet e punës dhe sigurinë e punonjësve.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Top Channel