Golat spekakolar të Ernest Muçit mahnisin Turqinë, sekretari i federatës i dorëzon vlerësimin: Goli me i bukur i nëntorit
Parashikohen reshje të dendura shiu në zonën e Valencias dhe në të gjithë bregdetin lindor të vendit, gjë që ka çuar në shtyrjen e ndeshjes.
Ndeshja midis Levantes dhe Villarrealit, e cila do të zhvillohej sot pasdite për raundin e 16-të të La Ligës, është shtyrë nga autoritetet e ligës pas informacioneve të marra për kushtet klimaterike, pasi parashikohen shira të rrëmbyeshëm në bregdetin lindor të vendit.
“Për shkak të rekomandimeve të sigurisë në lidhje me parashikimet e shirave të rrëmbyeshëm në rajonin e Valencias dhe alarmit të kuq (të lëshuar nga agjencia meteorologjike spanjolle), komiteti kompetent i RFEF (federatës spanjolle) ka vendosur të shtyjë ndeshjen”, thuhet në deklaratën përkatëse.
Levante, një nga klubet e Valencias, është i fundit në La Liga, ndërsa Villarreal është i treti, një pikë pas Real Madridit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Vitin e kaluar, rajoni i Valencias u godit nga përmbytjet që lanë më shumë se 200 të vdekur.
Top Channel