15% e të rinjve të papunë, pagat vijojnë të rriten në ndërtim, financa dhe teknologji Ky gjel që kam në dorë peshon 9 kg, dhe konsumatorit do t’i kushtojë 9000 lekë të reja, këtu përfshihet edhe therja dhe pastrimit.
Sipas Dervishit, këta janë gjelat e detit më të mirë të zonës pasi nuk janë rritur vetëm më përkujdesje, por edhe dashur, fermeri i ka rritur ata mes tingujve të muzikës popullore që kur ishin zogj të vegjël.
“Unë këta i kam rrit si fëmijë, me muzikë ja dëgjoje duan muzikë popullore tironcë, ah sa kënaqen. Hajde mor donoç, t’ju hanksha kokat unë ju sa të mirë që ju kam Çfarë do bëj unë pa ju pas festive, i du fort shumë”.
Mes shpenzimeve për fetat e fundvitit një lajm I mirë vjen për mbretin e tryezës. Çmimi i gjeli të detit nuk do të rritet. Edhe këtë vit qytetarët një kilogram gjeli deti do ta blejnë 1000 lekë të reja, ndërsa pula e detit do të kushtojë 1200 lekë të reja. Dervish Allmuça, është 70 vjeç ai thotë thotë se rritja e gjelave të detit është punë tepër e mundimshme, por jo shumë fitimprurëse.
“Çmimi është i mirë se këta kanë punë shumë për tu rritur,dhe tepër shpenzime. Kam 150 krerë dhe do t’i shes 1000 mijë lekë gjeli dhe 1200 mijë lekë pula është. Megjithëse të shohim çfarë do të ndodhë pas datës 20 dhjetor. Ky është gjel i mirë, fantastikë është rritur në natyrë, vezët I kam çel vetë. Por nuk mbet asgjë për mua edhe pse kam në jetë që merrem me këtë punë. “
Kërkesat për gjel deti shtohen pas datës 20 dhjetor, atëherë kur edhe festat janë më pranë, fermeri thotë se shija e traditës dhe cilësisë gjendet vetëm në Baldushk, pasi këtu shpendët mes natyrës dhe ushqimit të freskët.
Top Channel