Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Më shumë se një milion familje janë lënë pa energji elektrike në Ukrainë pas një breshërie sulmesh ruse ndaj infrastrukturës energjetike gjatë natës, raportuan zyrtarët.
Pesë rajone u goditën, duke përfshirë Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Mykolaiv, Odesa dhe Chernihiv, ndërsa pesë persona u plagosën.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko, tha se zjarret po shuhen dhe po punohet për rivendosjen e furnizimit me energji. Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike janë intensifikuar ndërsa Ukraina po afrohet drejt dimrit.
Në mes të sulmeve, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias humbi përkohësisht furnizimin me energji, por pas pak orësh u rilidh. Kjo ka ngritur shqetësime për sigurinë e reaktorëve të tij.
Në një zhvillim të lidhur, i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, do të diskutojë një propozim të ri për një marrëveshje paqeje me Presidentin ukrainas Zelensky dhe liderët evropianë në Berlin këtë fundjavë.
Në Rusi, dy persona humbën jetën pas një sulmi me dron në Saratov.
Top Channel