“Parashqevi Simakun e kisha shoqe në konvikt, harronte që ishte artiste”, aktorja Marjanaku: Situatën e saj e shfrytëzuan

13/12/2025 20:35

E ftuara e radhës në ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel ishte aktorja Mimoza Marjanaku, e cila rrëfehu sfidat, emigrimin dhe mallin për familjen.

Ndër të tjera ajo ndau një pjesë të jetës së saj si studente, ku tha se ka jetuar në të njëjtën dhomë konvikti me artisten e njohur Parashqevi Simakun. Marjanaku e përshkri Simakun një njeri të thjeshtë, që harronte se ishte artiste, ndërsa u ndal te jeta aktuale e këngëtares. Sipas aktores, figura e Simakut u shfrytëzua.

E kam pasur në kurs Parashqevinë. Ajo erdhi disa vite më vonë. Në vit të parë kam qenë në një dhomë më Parashqevinë, dhe pse ishte artiste e njohur ishte konviktore. Parashqevia e vërtetë ishte artiste, kur erdhi kishte  një tagër tjetër si ne kur erdhi në shkollë. Kemi kaluar shumë mirë. Ajo e harronte faktin që ishte artiste kur ishte me ne, sepse kishte hyrë për të bërë diçka të re. Ishte e thjeshtë.

(Komenton foton me Parshqevinë), kam bërë zbor e Prashqevinë dhe Monika Lubonjën”, u shpreh aktorja.

Sakaq komentoi edhe videon e postuar nga videot amerikane të Simaku, e cila u bë virale rreth një vit më parë, duke thënë “Kam ndjerë dhimbje dhe kam pasur bindje që Parashqvia s’ka qenë gati për t’i bërë atë lloj ekspozimi. Ajo nuk ishte gati. Ajo kishte probleme ende. Aho video u përdor, u përfol shumë, ndërkohë që u përfol se është gati për të bërë një koncert. Nuk e besoj që është gati. Për mua u shfrytëzua për mua”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta