Nga rruga në strehë, ‘bari’ i maceve në Tiranë që shpëton kafshët e braktisura

13/12/2025 16:38

Në Tiranë është hapur bari i parë i maceve, në këtë lokal ka rregulla strikte dhe i pari është dezinfektimi i duarve me alkool, nuk lejohet të flasësh me zë të lartë sepse shqetësohen macet, është e ndaluar të zgjosh macet nga gjumi, mos bëni kurrë foto me blic sepse drita e fortë i bezdis macet, mos i merrni në krahë prisni të miqësohen ato të parat me ju.

Dhe rregulli më i rëndësishëm, pranohen vetëm klientët që i duan kafshët

Një ambient të tilla kam dashur që ta hap që në vitin 2024, por më duhej një vend i përshtatshëm që ta realizojë. Unë I dua të gjitha kafshët dhe patjetër që doja të merresha me diçka që u sjell dobi atyre”, shprehet Ingrit Guri.

Ky bar nuk shërben vetëm për kafene dhe argëtim apo fitim , por ka për qellim një tjetër mision të shpëtojë sa më shumë mace.

Për momentin kemi 8 mace, kemi pas edhe më shumë çdo mace që ndodhet këtu është gjetur në rrugë, pra është braktisur. Shumë klientë vijnë shpesh lidhen me macet e më pas i adoptojnë”, shton Guri

Të gjitha macet ka një emër dhe një histori.

Ingriti Guri, vajza që dikur punonte si stjuardese, tani ka një tjetër qellim të merret me kafshët dhe të ndërtojë strehën e parë në Tiranë për felinët e braktisur”, thekson Ingriti.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta