Mbetje në rrugët e Tiranës, Braçe me tone të ashpra: A ka turp ndonjë në Bashki, doni të jepni mesazh se…

13/12/2025 16:41

Deputeti socialist, Erion Braçe, me tone të ashpra ka reaguar në lidhje me mbetjet që ndodhet në rrugët e Tiranës.

Braçe u tregua i ashpër në lidhje me situatën e krijuat, teksa akuzoi punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

“TIRANA E RE, DY JAVE PLOT; A KA TURP NDONJE NE BASHKINE E TIRANES?!

Mire qytetaret qe kane tre jave qe ju telefonojne e bejne letra te vini te hiqni mbetjet qe i krijuat vete, po dhe deputeti ka dy jave qe ju kerkon TE PASTRONI!!

Ca doni te jepni si mesazh, qe ju nuk pyesni per njeri te gjalle??

PO SI NUK ZINI MEND NJEHERE?!”, tha Braçe.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta