Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore 

13/12/2025 19:39
Getty Images

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen Ales Bialiatski, pasi Shtetet e Bashkuara ranë dakord të heqin disa sanksione ekonomike ndaj vendit, njoftuan burime zyrtare të premten.

Lirimet pasuan bisedimet në Minsk mes autoriteteve bjelloruse dhe të dërguarit special të SHBA-së për Bjellorusinë, John Coale. Si pjesë e marrëveshjes, Uashingtoni pranoi të heqë sanksionet mbi eksportin e potasit, një produkt kyç për ekonominë bjelloruse.

John Coale deklaroi se “me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, do të hiqen gjithnjë e më shumë sanksione”, duke e cilësuar lirimin e të burgosurve si një hap pozitiv.

Sipas autoriteteve ukrainase, Maria Kolesnikova dhe 113 të burgosur të tjerë u transportuan fillimisht në Ukrainë për ndihmë mjekësore dhe më pas do të dërgohen në Poloni dhe Lituani. Një grup më i vogël, përfshirë Ales Bialiatskin, mbërriti drejtpërdrejt në Vilnius.

Motra e Kolesnikovës, Tatiana Khomich, i tha BBC-së se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore pas vitesh burgimi dhe izolimi.

“Ajo është e lirë dhe duket mirë”, tha ajo pas një video-thirrjeje me motrën e saj.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya, e quajti marrëveshjen një përdorim pragmatik të sanksioneve, duke theksuar se ato janë “një levë për t’i detyruar diktatorët të veprojnë”. Ajo paralajmëroi se heqja e sanksioneve mund të rikthehet nëse marrëveshjet nuk respektohen.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta