Besa rikthehet te fitorja në Kategorinë e Parë, Magani debuton me tre pikë kundër Burrelit
Laçi ka dalë fitues në supersfidën e javës në Kategorinë e Parë, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 në shtëpi.
Takimi u zhbllokua që në minutën e 11-të, kur Myrta kaloi përpara vendasit. Më pas, në minutën e 28-të, Bibo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar avantazhin për kurbinasit. Pjesa e parë u mbyll me tension, pasi Taleb dhe Gjata u ndëshkuan me karton të kuq, duke lënë të dy skuadrat me nga 10 lojtarë.
Në fraksionin e dytë, loja u bë edhe më e fortë, me episode të shumta, përfshirë një gol dhe një penallti të anuluar, si dhe një tjetër karton të kuq. Skënderbeu ngushtoi shifrat në minutën e 82-të me golin e Ukicit, por pavarësisht përpjekjeve, Laçi arriti të mbajë avantazhin deri në fund, duke iu afruar kryesuesve në renditje me 4 pikë.
REZULTATI
Laçi 2-1 Skënderbeu
11′ Myrta, 28′ (p) Bibo / 82′ Ukici
Ndërkohë, janë mbyllur edhe katër ndeshjet e tjera të javës së 16-të në Kategorinë e Parë.
Pogradeci siguroi një fitore të rëndësishme përballë Kukësit, falë dygolëshit të Pius, i cili realizoi në minutat 5 dhe 20.
Korabi shkëlqeu në transfertë, duke mundur Apoloninë me rezultatin e thellë 3-0. Xhika hapi serinë e golave që në minutën e 6-të, ndërsa Morina dhe Marku, ky i fundit nga pika e penalltisë, vulosën fitoren në minutat 68 dhe 79.
Ndërkohë, Iliria dhe Luftëtari u ndanë barazim 1-1, ndërsa përballja mes Burrelit dhe Kastriotit u mbyll pa gola.
REZULTATET
Pogradeci 2-0 Kukësi
5′, 20′ Pius
Iliria 1-1 Luftëtari
78′ Diarrasouba / 42′ Isteri
Burreli 0-0 Kastrioti
Apolonia 0-3 Korabi
6′ Xhika, 68′ Morina, 79′ (p) Marku
RENDITJA

Top Channel