Bëri gjest racist ndaj aziatikëve, bukuroshes me origjinë nga Kosova i hiqet kurora e Miss Finlanda

13/12/2025 19:08

Sarah Dzafce, vajza me origjinë nga Kosova e shpallur “Miss Finland 2025”, do të mbetet pa kurorën e saj pas një gjesti që u përceptua si racist, njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë.

Dzafces, e cila u kurorëzua në shtator, u përfshi në një stuhi reagimesh në rrjetet sociale pasi u publikua një fotografi ku ajo dukej duke bërë një gjest me gishta që shtrëngonin sytë në një formë të pjerrët, një veprim që u interpretua si tallje ndaj personave aziatikë.


Në foto, nën imazh shkruhej në finlandisht: “kiinalaisenkaa soyomas”, që përafërsisht përkthehet si “duke ngrënë me një person kinez”. Reagimet e publikut ishin të menjëhershme dhe të forta, duke nxitur debat dhe kritika të shumta për sjelljen e saj. Fillimisht, Dzafces u përpoq të justifikonte veprimin duke thënë se kishte përkulur sytë për shkak të një “dhimbjeje të fortë koke”, por shpjegimi i saj nuk u pranua nga organizata Miss Finland.

/TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta