Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, lëndohet një person
13/12/2025 16:55
Një aksident është regjistruar rreth orës 16:30 në aksin Shkodër-Lezhë, pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një nga shoferët, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel