A keni lobuar për firmat e PD në favor të Endrit Shabanit? Ironia e Salianjit: Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar, unë s’jam as deputet

13/12/2025 17:40

Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura të kryesisë së PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave se ka lobuar në grupin parlamentar të demokratëve për kandidaturën e Endrit Shabanit.

Elda Hoti dhe Blendi Himcci u shprehën në mbledhjen e kryesisë se u është kërkuar nga ish deputeti të firmosnin për Shabanin.

Në përgjigjen për mediat, Salianji i ka ironizuar, duke thënë, “edhe firmat i kam firmos unë që s’jam deputet”, tha ai.

Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.

Gazetarët: Mbledhje kundër jush?

Ervin Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.

Gazetarët: Ju po bëni përgjegjës Flamur Nokën për firmat e zgjedhjes së Endrit Shabanit?

Ervin Salianji: Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD-së për paqartësinë strategjikë ne vendimmarrje të caktuara. Kam folur në strukturë dhe tani nuk dua ta zhvendos vëmendjen, kam folur në Kryesi.

Gazetarët: Të kanë akuzuar në mbledhje që ke telefonuar për të mbledhur firmat për zgjedhjen e Endrit Shabanin?

Ervin Salianji: Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar, edhe firmat për Shabanin unë i kam hedhur që s’jam deputet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta