Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka dhënë deklaratën e tij për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
Pas pyetjes së gazetarëve për aludimet rreth kërkesës për largimin e tij nga PD-ja, Noka e kishte një përgjigje për dorëheqjen e tij.
Flamur Noka: Kjo mbledhje kishte si qëllim për të diskutuar dhe për t’i vënë në transparencë shqiptarëve. Sulmi i këtyre ditëve dhe presioni që i është bërë Kushtetueses, reforma në drejtësi ka vdekur, Edi Rama është legjislativi dhe narkosi.
I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të vërshojnë në bulevard. Nuk do të jetë vetëm një protestë do të vijojmë protestën. Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia.
Gazetarët: A ju është kërkuar dorëheqja në mbledhjeje?
Flamur Noka:Po flas këtu për agjendën e PD, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë. Për firmat për avokatin e popullit ne kërkuam ndjesë.
Gazetarët: Ju e ndjeni veten përgjegjës?
Flamur Noka: Kini durim. Ne kemi kërkuar ndjesë, kanë kërkuar edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye sepse në ngutje e sipër dhe në një moment e emocional që ishte çështja e Bashkisë… Flamur Noka ka debatuar me çdo firmëtar, është kundër dhe është shprehur kundër. Kam qenë ndër të vetmit që kam kërkuar llogari.
Top Channel