Integriteti në Shëndetësi, Ministrja Sala: Duhet transparencë, komunikim i qartë dhe respekt për pacientin
Dhuna dhe bullizmi që nisin në rrjetet sociale po zbresin gjithnjë e më shpesh në oborret e shkollave.
Rasti i fundit u regjistrua një javë më parë në një shkollë 9-vjecare në qytetin e Lezhës ku disa të rinj gjimnazist dhunuan një 15 vjeçar.
Konflikti nisi pas disa fotove të publikuara në rrjete sociale. Një fenomen i tillë po njeh rritje edhe ne qytetin e Lezhës.
Informacioni i shpejtë që marrin të rinjtë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ata reagojnë. Presioni për t’u dukur “i fortë”, për të mbrojtur veten online apo për të fituar aprovimin e të tjerëve i shtyn shumë prej tyre të marrin vendime impulsive.
Më të ekspozuar ndaj këtij fenomeni janë fëmijët me probleme familjare, sociale apo ata që kanë vetëbesim të ulët. Në rastin e fundit qe u shënua në Lezhe, çështja u mbyll në shkollë pa u njoftuar policia por duke pasur dakortësi me familjareve të nxënësve të përfshire. Në këtë rast psikologia shton se edhe pse ka një dakortësi puna duhet te vazhdoje me adoleshentët.
Dhuna që nis përmes këtij ekrani nuk duhet të përfundojë në shkollë. Parandalimi fillon tek ne dhe çdo hap i vogël bën ndryshim të madh.
Top Channel