Reagimi zyrtar/ Kushtetuesja pranon ankimimin e Ramës, rikthehet në detyrë Belinda Balluku
Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të dërgojë për procedimin penal të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku.
Haxhiu akuzohet për kryerjen e 14 veprave penale, konkretisht: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A.;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç.; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar ;“Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh..
“Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M), “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B;
“Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022,
; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M,;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.
Ndërkohë Kristi Bixheku, akuzohet për kryerjen e 11 veprave penale, konkretisht: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal. 3.
Ndërkohë Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal.
Si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.
Top Channel