Anti-Mafia italiane ‘e sfiduar’ nga bandat shqiptare, kreu i DIA: Ata tani janë në gjendje të bashkëveprojë drejtpërdrejt me…

12/12/2025 13:01

E ndërsa Departamenti Italian i Hetimit Anti-Mafia deklaron se kanë bërë një punë të mirë kundër klaneve mafioze dhe kanë mundur të sekuestrojnë asete që kapin vlerën e miliona e miliona eurove…. shqetësuese për ta mbeten grupet kriminale të drogës shqiptare.

Kjo u deklarua nga kreu i qendrës DIA (Departamenti Italian i Hetimit Anti-Mafia) të Barit, Kolonel Giulio Leo, gjatë prezantimit të kalendarit të vitit 2026, kushtuar “fytyrave femërore të anti-mafias”.

Ai tha se në vitin 2025, operacionet e Drejtorisë Hetimore Anti-Mafia të Barit rezultuan në sekuestrime përfundimtare në të gjithë Puglian të një totali prej mbi 30 milionë eurosh.

Kreu i DIA-s shqyrtoi aktivitetin hetimor, duke konfirmuar “disa shqetësime në zonën e Foggia-s ” dhe “kontrolle të hollësishme” mbi përdorimin e fondeve të PNRR.

Duke folur më tej rreth aktivitetit hetimor, Leo tha se “padyshim, krimi i shtrin interesat e tij aty ku ka ekonomi, ku ka para dhe së fundmi aty ku ka turizëm.

“Ka ende shqetësime në provincën e Foggias, por ne po punojmë për këtë. Ekziston gjithashtu një rrugë e qartë drejt krimit të organizuar shqiptar, i cili tani është në gjendje të bashkëveprojë drejtpërdrejt me kartelet kryesore të Amerikës së Jugut dhe po vepron si furnizues për klanet tona lokale”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB