Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë/ GJKKO lë në burg grupin kriminal që goditi SPAK, Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

11/12/2025 17:02

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e arrestit me burg për 10 shqiptarët e identifikuar si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin kokainë dhe mariuanë në 3 linja, drejt Holandës, Gjermanisë dhe Turqisë.

Ky hetim i SPAK i nisur që në vitin 2024 zbuloi të implikuar edhe Rexhep Rrajën djalin e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili është nën gjykim për kryerjen e veprave “trafikimi i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim dhe u vu në pranga.

Nëpërmjet komunikimeve në aplikacionin SKY ECC Prokuroria e Posaçme ka konstatuar tre episode trafiku, ku vlerësohet se financuesi dhe organizatori kryesor i grupit kriminal është Islam Sefa, aktualisht i izoluar në burg për një tjetër vepër penale. Gjyqtarja Etleva Deda e cilësoi të ligjshëm edhe arrestimin në flagrancë të Marvin Bushatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB