Si ndihet kur kërkon shkarkimin e kolegëve? Xholi: Brengosem kur kolegu hidhet në rrugë para kriminelëve, dënimi i përjetshëm më i thjeshtë

11/12/2025 10:28

Nën monitorimin edhe të ndërkombëtarëve, kanë nisur intervistimi i katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK, pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.

I pari që ka nisur me intervistat para anëtarëve të KLP, është prokurori Adnan Xholi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP në lidhje me çfarë vlerëson ai te dy krerët e SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani, Xholi u shpreh: Kraja pjekurinë dhe ekspertizën, Dumani përkushtimin dhe që nuk tërhiqet përballë asnjë presioni.

Xholi tha se këto cilësi do të i vlerëson dhe se nëse do të zgjidhej kreu i SPAK, do të bënte një ndërthurje të tipareve të mira të gjithsecilit.

I pyetur sesi ndihet kur kërkon shkarkimin e kolegëve, Xholi tha: Pyetja më e sikletshme sepse në punën tonë na bie e udhës të kërkojmë dhe dënim të përjetshëm dhe se kam problem… por kur kërkoj shkarkim të kolegë që e di si janë përballur me tipe të ndryshme të krimeve, është brenda më e madhe në karrierën time. Nuk më bën të ndihem krenar kur kërkoj shkarkim, ta nxjerrësh në rrugë të madhe përballë kriminelëve, ndihem i brengosur, pastaj nëse ka bërë shkelje, jam i detyruar të respektoj çdo vendimmarrje të KPA.

Ndërkohë sa i përket përhapjes së informacionit hetimor në media, ai tha se detyra për ta ruajtur është e prokurorëve dhe përgjegjësia bie mbi ta nëse ‘rrjedh’ dhe merret nga gazetarët.

Ndërkohë tha se sekuestrimi i telefonave celular të personave pa vendim, është ndërhyrje në jetën private dhe sipas tij nuk duhet të ndodhë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta