“Bac u kry”/ Çfarë paralajmëron Shkëlqim Hajdari: Reforma që i vë fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershëm
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK”- është ky mesazhi i ambasadës amerikane, pak orë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodjan Brahos.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.
Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK“-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Top Channel