ANALIZA/ Klodian Rado: Çfarë ndodh me Shqipërinë pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për barazinë gjinore”?
Vijojnë debatet dhe tonet e larta në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj kishte bërë kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, mirëpo kreu i qeverisë nuk u paraqit vetë, por dërgoi delegoni ministren. Kjo nuk u prit mirë dhe kjo pasoi me replikën e Ballës ndaj Shehajt, ku i tha “ty s’të kam në refene. Shko merru më Lulin”.
“Zoti kryetar unë s’kam dëgjuar në fjalën tuaj të keni refuzuar të drejtën zotërisë për interpelancë. Kam kërkuar 40 interpelanca dhe vetëm 2 janë bërë me atë, 38 janë bërë me ministrat që ka deleguar ai.
Pusho ti njëherë, ty s’të kam në refene. Shko merru me Lulin, fërkohu me Lulin, e di shumë mirë Luli ti sillte çantat. Më e mua do merresh ti? Uhuuu!“, u shpreh Balla.
Ndërkohë më herët u rrëzua dhe kërkesa e PD për heqjen nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit, garë mes gjashtë kandidatëve.
Top Channel