Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel, teksa ka treguar disa detaje.
Ajo u shpreh se Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë komente kundërshtuese në lidhje me projekt-ligjin për amnistinë fiskale.
“Isha në Bruksel këto dy ditë, ku në takime me Komisionin Europian, me përgjegjësi të plotë ju them se Komisioni i ka dërguar Qeverisë shqiptare komente për ligjin dhe i ka kërkuar që të tërhiqet. Ligji i Paqes Fiskale, është një ligj i lobuar, një ligj i sponsorizuar, është një ligj që bëhet për interes, të disa kompanive të caktuara që duan të legalizojnë fitimet e tyre.
Përveçse është antikushtetues, hap një rrugë për pastrimin e parave, cënon konkurrencën, por nga ana tjetër dekurajon pagimin e taksave në të ardhmen. I kemi kërkuar ministrit të Financave të na bëjë publike një listë edhe të atyre që i falen borxhet por dhe të marrëveshjeve për Paqen Fiskale që sigurisht do të jenë të ardhshme por sigurisht nuk kemi pasur transparencë.
Në këto kushte do kërkojmë që të tërhiqet dhe nëse nuk tërhiqet ne kemi përgatitur disa amendamente për tu përpjekur për ta kufizuar dëmin që ky ligj shkakton, por ky është një nga 17 ligjet që në këtë Parlament janë ligje të lobuara dhe të sponsorizuara dhe cënon rëndë jo vetëm procesin e integrimit por dhe të gjitha detyrimet për pastrimin e parave”, u shpreh Tabaku.
Top Channel