Kosova quhej “Metohi” nëpër libra/ Pas denoncimit të Top Channel, autoritetet në Maqedoninë e Veriut korrigjojnë skandalin Në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë po diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për t’i hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi.
Në prezantimin e këtij buxheti prej 8.9 miliardë eurosh nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e Komsionit të ekonomisë Milva Ikonomi prezantoi dhe ndryshimet e bëra si dhe rialokimet e fondeve brenda ministrive.
“Komisioni mori në shqyrtim të gjitha raportet nga komisionet përkatëse. Ky projekt-buxhet vinë në një moment kur Shqipëria është përpara integrimit në BE. Projekt-buxheti 887 mld lekë shpenzime, 81 mln lekë shpenzime operative, 56.7 milionë të pacenueshme. Në dëgjesat ton morëm raportet e 10 komisione.
Komisioni paraqet këtë raport para jush: Kemi administruar 50 amendamente për dryshimin e projektligjeve. Këto amendime kërkonin një rritje te shpenzimeve që shkonin në 278 mld lekë. Kjo rritje kaq e lartë nga amendimet cënonte konsolidimin fiskal të buxhetit të shtetit. Ne kemi rënë dakord që duhet të bëjmë kujdes si për deficitin dhe balancën primare.
Komisionet përkatëse që kanë sjellë kërkesat në komision u administruan dhe komisioni ra dakord të bënte disa ndryshime”, tha kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ikonomi.
Ndërsa pritet të diskutohet edhe paketa fiskale, deputetja demokrate Tabaku kërkoi heqjen nga diskutimi të dy projektligjeve të paqes fiskale pas reagimit edhe të institucioneve ndërkombëtare.
“Kërkoj që ligji për paqen fiskale të tërhiqet nga rendi i ditës. Z.ministër ka gënjyer opinionin publik dhe parlamentin “Jemi njohur me deklaratën e KE dhe delegacionit të BE që nuk kanë dhënë okay për paqen fiskale. Kërkoj që kjo pikë e rendit të ditës të mos diskutohet, pasi bëhet fjalë për një mashtrim publik nga qeveria shqiptare ka gënjyer opinionit publik ndaj këtë pikë mos ta diskutojmë”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Pjesë e rendit të ditës është edhe projektligji për koncensionet dhe PPP, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtojnë pasi krijojnë monopol dhe nuk shfaq transparencë.
“Nuk kemi kontroll sinjifikativ të kontratave. Detyrimi i pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh këto kontrata janë me përfitues të fshehur dhe vijnë nga vende me kopani ofsshore”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
“Ligji që po diskutojmë për koncesionet është një ligj që e kemi debatuar shumë herë nga hapësirat që ka lënë për korrupsion. E kemi diskutuar për faktin që sot nga 12 kontrata koncensionare 6 janë në hetim. Ligji i mëparshëm ka qenë i afruar me BE por linte hapësira. Ndryshimet që vijnë a e përmirësojnë situatën për mua jo. Sot kur diskutohet për luftën ndaj korrupsionit ne duhet ta shohim si një dështim të politikave e institucioneve por dhe shtetit shqiptar. Dikur na kushtonte mungesën e rritjes ekonomike sot është tragjike”, u shpreh Tabaku.
“Merrnit një murator në Itali e jepnit koncesionin e sterilizimit, merrnit një murator në Greqi dhe jepnit koncesionin e laboratorëve. Dhe kur shkojnë qytetarët të bëjnë analiza u thonë s’ka mundësi shkoni te private. Ndaj dhe nuk bëni transparencë”, tha deputeti i PD, Klevis Balliu.
Projektligji për koncesionet përfshin ndryshime të reja si refuzimi i koncesioneve që vijnë si ofertë e pa kërkuar si dhe zgjerimin e fushave vepruese. Pas koncesioneve buxheti 2026 do të diskutohet nen për nen së bashku me 8 projektligjet e paketës fiskale nga falja e detyrimeve tatimore e doganore paqja fiskale, rivlerësimi i pasurive, kompensimi në bujqësi, pagesat cash si dhe sistemi i taksave vendore.
Top Channel