Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, ja si do të funksionojë
11/12/2025 09:06
Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, pasi do të ketë një rregullore të re.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit.
Ndër të tjera mësohet se kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.
Top Channel